Ikin pa paguar, restoranti ua nxjerr foton në Facebook
Lajmifundit
/
31 Dhjetor 2014, 18:06
Soft
Një familje është vendosur në qendër të sulmeve në rrjetin social Facebook pasi restoranti ku drekuan vendosi ti linçojë publikisht pasi u larguan pa paguar faturën. Burger & Lobster postoi imazhet e kamerave të sigurisë në faqen e kompanisë në rrjetet sociale duke akuzuar një familje misterioze se ishin larguar nga pa paguar në The Hayes, Cardiff. Bashkë me foton shkruhej “Për këtë familje që u largua mbrëmjen e sotme pa paguar faturën, ne jemi të sigurtë se ky ishte thjesht një ‘gabim’ dhe se krejtësisht harresë. Ndaj, ju lutemi që të telefononi nesër restorantin dhe të paguani faturën”.