Kallashi “blindohet” nga Policia e Maqedonisë

Showbiz

kallValltarja e njohur nga Kosova, Donjeta Kosumi, ose siç njihet në publikë me nofkën, “Kallashi”, nuk ka kaluar edhe aq mirë me rastin e festës së Vitit të Ri. Siç mëson “Zëri”, ajo së bashku me pesë persona të tjerë është ndalur në kufirin, Kosovë-Maqedoni, më konkretisht në Han të Elezit nga policia maqedonase.

Ajo nuk është lejuar të futet brenda territorit të këtij shteti fqinjë. Por që arsyeja ende nuk dihet pse i është kërë ky “bllokim” valltares kontroverse. Ndryshe, “Kallashi” njihet si valltare, njëherësh këngëtare në njërën prej klubeve të natës në Prizren. /Kosovarja-KS/

ME TE LEXUARAT