SHBA, rrëzohet avioni, katër të vdekur, shpëton vajza e mitur

Bota

4-vjecarjaNjë vazjë ka shpëtuar për mrekulli pas rrëzimit të një avioni të vogël më 2 janar 2015 në Kentaki të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku fatkeqësisht humbën jetën katër persona mes, tyre edhe prindërit e saj.

Vajza është futur më pas e vetme në një shtëpi aty pranë dhe ka treguar për aksidentin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Avioni është gjetur në Kontenë Lion, rreth 50 kilometra në lindje të qytetit Padjuka. Avioni po udhëtonte nga Ilinoi për në Florida dhe u rrëzua në një zonë pyjore pranë një liqeni.

Vajza i kishte thënë të zotit të shtëpisë që avioni ishte rrëzuar dhe prindërit e saj kishin vdekur në të. Identiteti i vajzës nuk është bërë i ditur ende.

Administrata Federale e Aviacionit bëri të ditur se kontrolli ajror kishte humbur kontaktet me avionin Piper PA-34 pasi piloti kishte raportuar për probleme në motor.

Rreth 30 minuta pas kësaj, i zoti i shtëpisë kishte telefonuar autoritetet për t’i njoftuar për aksidentin. Autoritet e quajtën një mrekulli shpëtimin e vajzës, e cila tashmë po kurohet në spitalin e qytetit.

ME TE LEXUARAT