Cudia në Japoni, fotot e ishullit që zmadhohet vit pas viti

Soft

ishulli-japoniNe Japoni autoritetet njoftuan se që prej nëntorit, e deri më tani, ishulli i pagëzuar me emrin Nishinoshima është zmadhuar dhjetëfish dhe parashikimet janë që brenda një kohe të shkurtër lartësia më e madhe mbi nivelin e detit të shkojë në 110 metra.

Ishulli ka një sipërfaqje prej 2.3 kilometrash katrorë dhe në fund të tij duket ende llava e nxjerrë nga vullkani, shpërthimi i të cilit ishte shkaku i krijimit të ishullit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ajo kohe vullkani vazhdon të mbetet aktiv dhe autoritetet japoneze këshillojnë anijet të shmangin udhëtimin pranë kësaj zone.

Sot as që bëhet fjalë për të shndërruar në një ishull të banuar, por pas disa dekadash, kur vullkani të jetë qetësuar dhe të mos paraqesë më rrezik, ndoshta do të kthehet në një shtëpi të re për shumë japonezë.

ME TE LEXUARAT