Ciftet që sfidojnë acarin, martohen në -20 gradë

Soft

ciftettÇiftet nga Kina kanë sfiduar temperaturat e ulëta deri në 20 gradë celsius për të celebruar me martesë dashurinë e tyre pikërisht në qytetin e akullt të Kinës Harbin.

11 çiftet, meshkujt me kostum dhe nuset me fustan të bardhë u përshëndetën nga turistë të pranishëm në qytetin e akullit gjatë ceremonisë së martesës. Për 26-vjeçaren Wang Ping Yang nga qyteti verior kinez i Mudanjiang, të martohej me bashkëshortin e saj, 28-vjeçarin Chu Yuyuan, e rrethuar nga dritat dhe skulpturat e mahnitshme të akullit në festivalit vjetor të Harbin e bën këtë eksperiencë edhe me të veçantë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë mendoj se shumë zyrtarë dhe dëshmitarë e bënë dashurinë tonë të vërtetë e kuptimplotë, kurse arti në akull dhe këto drita i dhanë hijeshinë e tyre. Kjo më bën vërtetë të lumtur, thotë Wang.

Kurse 40 vjeçari nga Egjipti Osman ka zgjedhur të martohet sërish me bashkëshorten e tij 35 vjecare Maria, në akull dhe borë.

“Vendosëm të përsërisim të njëjtën eksperiencë që përjetuam 15 vjet më parë, por në borë dhe në të ftohtë, madje do të kthehem sërish, thotë ai.

Ceremonitë martesore janë bërë një tipar i rregullt i festivalit vjetor ndërkombëtar të akullit në Harbin të Kinës. Për 31 vite me radhë ky qytet pret çdo vit artistë nga mbarë bota të cilët prezantojnë veprat e tyre artistike në këtë festival akulli.

ME TE LEXUARAT