Hapen rrugët e Shqipërisë, ARSH: Përdorni zinxhirë në mëngjes e në mbrëmje

Aktualitet

boreGjendja në akset rrugore të vendit sot eshte  përmirësuar, krahasuar me atë të disa ditëve më parë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se “pothuaj të gjithë akset kombëtare qarkullohen pa zinxhirë. Nga ARSH rekomandohet përdorimi i zinxhirëve edhe në orët e mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit, për shkak se gjatë nates ka temperatura të ulëta, që shkaktojnë ngrica në rrugë. Këto segmente spërkaten me kripë, skorje dhe granil.

Për ditën e sotme, deri në orën 9:00, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

TIRANE

Në akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj kalimi kryhet normalisht.Qarkullimi kryhet pa zinxhire, por rekomandohet kujdes ne vendet qe nuk i ze dielli, sidomos ne aksin Qafe Molle-Bize

DURRES

Nuk ka probleme në akset e këtij qarku.Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku.

ELBASAN

Aksi Librazhd – Steblevë eshte i hapur, por ka ngrica dhe kalimi kryhet me zinxhire. Aksi Elbasan – Gjinar duhet te kalohet me kujdes nga mjetet e vogla, por per shkak te shembjes ne Shelcan eshte i pakalueshem per mjetet e renda. Ne aksin Elbasan-Librazhd-Qafe Thane eshte bere spërkatje me kripe, qarkullimi eshte normal.Duhen perdorur zinxhiret ne segmentin Lunik –Stebleve .. Qarkullimi behet me veshtiresi ne Shelcan, pjese e aksit Elbasan-Gjinar, ku ka ndodhur rreshqitja e rruges. Ne akset e tjera te behet kujdes nga ngricat ne rruge gjate oreve te nates dhe oreve te para te mengjesit.

BERAT

Ne segmentin Bogove – Kakruke ka prani ngricash ne oret e mengjesit. Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e tjera te ketij qarku. Te behet kujdes ne segmentet rrugore ku punohet. Rekomandohet te qarkullohet me kujdes ne segmentin Bogove-Kakruke, per shkak te ngricave nga temperaturat e uleta te nates dhe oreve te para te mengjesit.

VLORE

Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset. Por ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes te behet kujdes nga ngricat.

GJIROKASTER

Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku. Rekomandohet ecja e kujdesshme , sidomos ne oret e mbremjes dhe oret e para te mengjesit, pasi me uljen e temperaturave mund te formohen ngrica ne rruge.

KORÇE

Kompanite e mirembajtjes kane kryer gjate oreve te nates si dhe gjate oreve te para te mengjesit kriposjen e segmenteve apo pjeseve te vecanta te akseve rrugore ku ka patur prezence akulli, per te evituar problematiken nga ky fenomen. Situata paraqitet normale dhe po mbahet nen monitorim . Qarkullimi i mjeteve paraqitet pa probleme. Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset e qarkut te Korçes. Por ne oret e mbremjes, nga temperaturat e uleta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet qe mjetet qarkullojne me kujdes dhe te kene edhe zinxhire ne segmente te veçanta, ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes.

KUKES

Jane sperkatur me kripe segmentet ku ka patur prani ngricash. Shume akse qarkullohen pa zinxhire. Ne aksin K.Domaj-Draj Reç ka prani ngricash. Edhe ne akset Bajram Curri – Qafe Morine, B.Curri – Kam dhe B.Curri – Valbone ka ngrica ne rruge nga temperaturat e uleta. Qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire ne keto aksin K.Domaj – Draj Reç , per shkak te temperaturave shume te uleta dhe ngricave ne rruge. Qarkullimi ne akset : Bajram Curri – Valbone, B.Curri – Kam dhe B.Curri – Q. Morine rekomandohet te kryhet me zinxhire.

DIBER

Vazhdon hedhja e kripes ne segmentet ku ka prani ngricash per shkak te temperaturave te uleta.

Ka prani ngricash ne akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Peshkopi – Qafe Draj, Qafe Bualli-Kraste.

Ne aksin Skurraj – Burrel ka patur renie guresh ne rruge. Kontraktori ka marre masa per pastrimin e rruges ne oret e nates dhe tani qarkullimi ne kete aks eshte normal. Qarkullimi kryhet me zinxhire ne segmentin Dragalice -Stebleve, Zall Dardhe – Qafe Draj dhe Sllove-Kalaja e Dodes, Qarkullimi kryhet me zinxhire ne aksin Qafe Bualli-Kraste

Kalimi rekomandohet te behet me zinxhire edhe ne aksin U.Qytezes – Zerqan.

SHKODER

Per shkak te temperatura te uleta te nates, po behet trajtimi me kripe i akseve. Ne Razem ka patur reshje te lehta bore rreth 5 cm. Jane marre masat me pastrim dhe kriposje. Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjithe akset. Te behet kujdes nga ngricat ne oret e para te dites dhe ne oret e mbremjes, pasi temperaturat jane te uleta. Rekomandohet qarkullimi me zinxhire ne segmentin Vrith – Razem.

FIER Nuk ka probleme per qarkullimin. Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit te madh te makinave ne superstraden Fier – Lushnje.

LEZHE

Nuk ka probleme per qarkullimin. Te gjitha akset jane te pastruar, por vazhdon trajtimi me kripe per shkak te temperaturave te uleta. Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire.

ME TE LEXUARAT