PD: Rama e Tahiri rreziku më i madh për rendin

Politikë

selia-pd2015Partia Demokratike reagoi pas deklarimeve te sotme te Ministrit te Brendshem Saimir Tahiri qe ftonte qytetaret te denonconin cdo gje te dyshimte dhe te beheshin pjese e nje aleance per te garantuar sigurine publike.

"Ministri i Brendshëm u ka bërë sot thirrje qytetareve që të denoncojne problemet me rendin, apo ngjarjet e dyshimta. Ja disa fakte dhe ngjarje shumë të dyshimta që godasin rendin, ligjin e sigurinë publike. Rrezik për rendin është ortaku, shoqëruesi, drekuesi e darkuesi, madje shpesh edhe shoferi i Emiliano Shullazit, Saimir Tahiri. Rrezik për rendin është kur oficeri i forcave speciale bëhet pjesë e bandës dhe përplasjes së përgjakshme në mes të Tiranës. Emërimi ne krye të SHKB të diplomatit të larguari nga Italia për trafik droge, është rrezik për rendin. Caktimi në krye të Keshillit të Qarkut të Vlores të personit të perfshirë në rrembimin e një fëmije, është rrezik për rendin", thekson deklarata e PD.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas selise blu, hapja e dyerve të parlamentit për deputetë të lidhur me krimin e trafiqet, është rrezik për rendin. "Caktimi Drejtor Rajonal të Transportit në Sarande të të kapurit me 750 kg hashash, është rrezik për rendin. Kur bën kryetar partie dhe Drejtor Rajonal për Transportin e Tiranës, trafikantin e dënuar të drogës, është rrezik për rendin. Vendosja në pikën kyce të Lojërave të Fatit të të kapurit me 200 kg heroinë në Turqi, është rrezik për rendin. Emërimi Drejtor Shërbimesh në Prefekturen e Tiranës të të dënuarit me 10 vite burg për trafik droge, emërimi drejtor në Portin e Durrësit të të dënuarit për trafik droge, emërimi në krye të Ujesjellesit të të denuarit për trafik droge me 16 vite burg, janë rrezik për rendin", vijon deklarata.

Këto e dhjetra emërime të tjera, vijon PD, në poste kyce të personave me precedent penalë, janë rreziku kryesor për rendin që qytetaret duhet të denoncojne. "Dështimi monumental i qeverisë me rendin dhe sigurinë publike, shfrytëzimi i Policisë për urdhëra politike e propagandë, është rrezik për rendin. Por kanosja me e madhe që i behet rendit, eshte Edi Rama dhe rruga që i ka hapur ai krimit, e bashkeqeverisja me të. Ai është rreziku më i madh, që qytetarët duhet të denoncojnë", thote PD.

ME TE LEXUARAT