Plagosi komshiun, vrau pulën me Kallashnikov, pranga 44 vjecarit në Lezhë

Aktualitet

policia-lezheeePolicia e Lezhës ka vënë në pranga një 44 vjecar që akuzohet se ka plagosur fqinjin e tij me sopatë.

I arrestuari është shtetasi Ardian Gazulli, 44 vjec, nga Dajci. Ai akuzohet se më 20 janar për motive të dobëta dhe për konflikt pronësie ka qëlluar shtetasin Petrit G të cilin e ka plagosur me sopatë.

I arrestuari ka qëlluar më pas edhe me autometik nga banesës së shtetasit Petrit G duke vrarë gabimisht me armë një pulë në oborr.

Akuzat e ngritura ndaj të arrestuarit sipas policisë janë kanosje, armëmbajtje pa leje dhe plagosje e lehtë me dashje.

ME TE LEXUARAT