Zbulohet videoja e dytë e abuzimit seksual me 17-vjecaren në QSUT

Aktualitet

video-seksuale-qsutTIRANE - Një video e dytë me të njëjtit protagonistë dhe me abuzime seksuale akoma më të mëdha. Publikimi i videos, ku disa djem të rinj shfaqen duke ngacmuar seksualisht një vajzë 17-vjeçare që ishte shtruar në QSUT në Tiranë  shkaktoi një skandal të madh në 2 janar 2015 në Tiranë.

Djemtë që ishin shokët e vajzës, e shoqëruan atë në spital pasi ishte ndierë keq nga abuzimi me alkoolin. Për këtë çështje deri tani Evarsit Pasha, është arrestuar dhe ndodhet në qeli me masën “arrest me burg” dhe Albi Boçaj e Patrik Kaço, të cilët janë në liri me kusht. Të përfshirë janë edhe Andi Bushaj dhe Dejvi Lame, të cilët po ashtu janë në qeli me masë sigurie “arrest me burg”.

Pesë personat janë të dyshuar si të përfshirë në skandalin e videos së regjistruar në urgjencën e QSUT-së, ku shfaqet një vajzë në gjendje shoku e shtrirë në shtrat, ndërsa të akuzuarit prekin vajzën në vendet intime.

Në videon e regjistruar në prill 2014 në spitalin publik të Tiranës, dallohet që i dyshuari Evarist Pasha, sekser i një agjencie funeralesh në afërsi të QSUT-së si dhe Bashaj e Lame, shokët e vajzës në fjalë, e cila ishte në një situatë humbje vetëdijeje, pas konsumimit të një sasie të madhe alkooli, e prekin atë në vende intime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbi ta rëndon akuza e “ngacmimit seksual”. Ndërkohë në internet është duke qarkulluar në mënyrë të edituar edhe një video e dytë. Bëhet fjalë në fakt për regjistrimin filmik të kryer në taksinë që dërgoi 17-vjecaren e dehur në spital.

Përmbajtja e videos është e rëndë dhe abuzimet me vajzën që kishte humbur ndjenjat janë edhe më të rënda, ndaj videoja nuk është bërë publike në versionin e plotë të saj për arsye etike.

ME TE LEXUARAT