Rrëzohet nga skela, në gjendje të rëndë 34-vjeçari

Aktualitet

policia-shkoderPolicia e Shkodrës ka nisur hetimet për një aksident në punë, në Komunën Velipojë, ku  një 34-vjeçar është rrëzuar nga skela, duke marrë plagë të rënda.

Burime nga Policia e Shkodrës njoftojnë se shtetasi me iniciale D.K, banues në fshatin “Gur i zi” ishte duke punuar në një objekt disa katesh dhe është rrëzuar aksidentalisht duke marrë plagë në kokë dhe trup. 34-vjeçari në fjalë është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore në Tiranë për ndihmë të specializuar, teksa uniformat blu kanë nisur një hetim mbi dinamikën e ngjarjes dhe vlerësimin e zbatueshmërisë së normave të sigurisë në punë nga ana e punonjësit, si dhe kompanisë kontraktuese

ME TE LEXUARAT