Laboratori i kokainës, lirohet për mungesë provash Fatmir Hoxha

Aktualitet

policia-2015Lista me 11 emra të personave që qëndrojnë në qeli, të arrestuar në kuadër të operacionit “Xibraku” po pakësohet. Ditën e djeshme u lirua nga paraburgimi shtetasi Egest Dankësi i cili nuk rezultoi që të kishte lidhje të faktueshme me trafikun. Ditën e sotme mësohet se qelitë e paraburgimit i ka lënë edhe një tjetër shtetas, Fatmir Xhemal Hoxha. As ndaj tij, mësohet se nuk ka patur prova për implikimin në këtë trafik të kokainës. Aktualisht janë të arrestuar vetëm nëntë persona mes të cilëve dy kolumbianë dhe nipi i ish diktatorit Enver Hoxha.

ME TE LEXUARAT