Krim brenda familjes në Fier, policia: Burri rrahu për vdekje gruan për xhelozi

Aktualitet

policia-fierPolicia e Fierit njoftoi se rreth orës 09.30’ në lagjen Sheq i Madh, Fier, shtetasi Arben Muhaj, vjeç 53, në banesën e tij, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij shtetases T. Muhaj, vjeç 51. Si pasojë e dhunës kjo shtetase ka gjetur vdekjen. Shtetasi Arben Muhaj është  shoqëruar  në Komisariatin e Policisë Fier ku dhe është bërë  dhe arrestimi  në flagrancë i tij.

Parapraktisht dyshohet  se shtetasi i lartpërmendur ka ushtruar dhunë me pasojë vdekjen mbi bashkshorten e tij për motive xhelozie. Në momentin e ushtrimit të dhunës, Çifti ka qenë vetëm në banesë, ndërsa fëmijët e tyre kanë qenë në banesën e gjyshes së tyre. Nga verifikimet e kryera shtetasja T. Muhaj nuk ka qenë trajtuar nga Komisariati i Policise Fier si viktimë e dhunës në familje. Ky shtetas ka qene  i evindentuar si person me precedent penal per vepren penale te vjedhjes.  Shtetasi Arben Muhaj ka qenë i arrestuar më parë dhe konkretisht:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me vendim nr. 62-2014-1726, datë  17.05.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier është vendosur masa e sigurimit personal “Arrest ne burg” për këtë shtetas për veprat penale të “Plagosjes së rëndë  me dashje” e “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje të armëve të ftohta në ambiente të hapura për publikun” parashikuar nga nenet 88/1 e 279/2 te Kodit penal.

Me shkurtim vendimi të Gjykatës së Apelit Vlorë është lënë në fuqi vendimi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Fier “ Për pezullimin e ekzekutimit penal me burgim duke vënë në provë të pandehurin për një periudhë 3-vjeçare me kusht që brenda kësaj periudhe mos të kryejë vepër tjetër penale.

Në bazë të këtij shkurtim vendimi është urdhëruar lirimi i menjëhershem i të pandehurit nga vuajtja e mëtejshme e denimit, me kusht që të mbajë kontakte me Shërbimin e provës për periudhën e provës. Më  datën 14.01.2015 është bërë lirimi i shtetasit Arben Muhaj nga IEVP Rrugozhine sipas urdhër ekzekutimit nr.13, date 14.01.2015 të Prokurorise së Rrethit Gjyqesor Fier, për pezullimin e  ekzekutimit të vendimit penal. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë prokurorisë prane  Gjykates te shkalles pare  Fier për veprën penale “ vrasje ne familje “

ME TE LEXUARAT