Zbulohet femra, “koka” e trafikut të kokainës

Aktualitet

fabrikNjë femër shqiptare me nënshtesësi të huaj dyshohet të jetë organizatore e trafikimit drejt Gjermanisë të kokainës që përgatitej në laboratorin e zbuluar në Xibrakë. Identiteti i saj, i mbajtur tërësisht sekret, është bërë i ditur për Prokurorinë për Krimet e Rënda përmes informacionit të mbërritur nga autoritetet gjermane më 17 dhjetor 2014. Sipas informacionit të palës gjermane, shtetasja P.E., dyshohet të jetë një nga organizatorët e trafikut. Referuar të dhënave të servirura nga gjermanët, femra me emër shqiptar dhe mbiemër të huaj si dhe shtetasi Ilir Hyseni dyshoheshin si organizatorët e aktivitetit të trafikimit të lëndës së dyshuar si kokainë nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

ME TE LEXUARAT