Shpërthimi në makinë, drejtori i burgut selfie nga spitali: Jam mirë

Aktualitet

arben-suloj-selfieNjë ditë pas shpërthimit me eksploziv në makinën e tij, Arben Suloj, drejtori i burgut të Fushë-Krujës, ka publikuar një foto selfie nga spitali.

Vetë Suloj ka konfirmuar gjendjen e tij shëndetësore, përmes një fotografie të postuar në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Ai është shprehur se është mirë, ndërsa falenderon të gjithë për mbështetjen e dhënë teksa ndodhet nen kujdesin e mjekeve ne spitalin e Traumes ne Tirane.

“Jam mire. Faleminderit për mbeshtetje të gjithëve.” shkruan Suloj

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ditën e djeshme në mëngjes, ndaj tij u bë atentat me lëndë eksplozive, në momentin që ky ishte duke lëvizur me automjetin e tij.

Ai ka marrë plagë të rënda dhe u dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ku pas mbikëqyrjes së mjekëve dhe operacioneve të kryera, ka arritur të jetë jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT