Rama tregon afrimitet me shefin e SHISH-it Visho Ajazi Lika

Politikë

ramKryeministri Edi Rama ka gjetur rastin të tregojë në publik shenja afrimiteti me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika. “Drejtorin e sotëm Visho Ajazi e falenderoj për gadishmërin e bashkëpunimin sepse kjo godinë e cila për inerci ka vazhduar të jetë pjesë e infrastruktuës së SHISH pavarësisht se prej shumë vitesh nuk përdorej më. Nga ana tjetër, më ka surprizuar fakti që sipas kreut të shërbimit por dhe specialistëve të pyetur për zhvillimin e projektit, edhe pse Shqipëria e kohës ishte larg së qeni një fuqi e standardeteve të larta teknologjike në këtë godinë ka pasur pajisje më të sofistikuara për kohën, të cilat gjatë dekadave janë ndërruar duke i zëvendësuar me pajisje më të reja të asaj kohe të sjella nga perëndimi capitalist me të cilën edhe kjo godinë luftonte. Regjimi nuk kursente paratë për të qenë në lartësinë e teknologjisë së kohës në funksiobn të përgjimit të jetës së tjetrit. Kjo godinë ësghtë dëshmi shqiptare e filmit të famshëm që i kushtohet Shërbimit Sekret të Gjermanisë lindore 'Jeta e të tjerëve'", tha Rama gjate inaugurimit te shtepise tanime muze te Gjedhit ku kryheshin pergjimet e sigurimit te shtetit.

ME TE LEXUARAT