Avokatët e ish punonjësve të BSH kërkojnë pafajësi për klientët e tyre

Aktualitet

gjykata-tirane14Avokatet e 10 ish-punonjësve të Bankës së Shqipërisë kërkuan nga gjykata pafajësi.

Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, të 10 të pandehurit dhe avokatët e tyre pretenduan se nuk kanë konsumuar akuzën e “shpërdorimit të detyrës” për shkak se nuk kishte një rregullore që tregonte se çfarë pune duhet të bënin.

Të gjithë këta të pandehur, kërkuan nga gjykata të lirohen nga akuza dhe të shpallen të pafajshëm. Gjykata, pasi dëgjoi avokatët dhe të pandehurit u tërhoq për vendim, që pritet të jepet pas 2 jave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, prokuroria seancën e kaluar kërkoi dëniin e tyre me burg, ku për 6 të pandehur u kërku dënimi me nga 6 vjet burg dhe 4 të tjerë me nga 5 vjet heqje lirie.

Prokuroria thotë se duke mos respektuar detyrën, të pandehurit kanë lënë hapësire për vjedhjen nga kolegu i tyre Ardian Bitraj të shumës prej 713 mln lekëve.

ME TE LEXUARAT