Barazimi, Van Gaal kritikon Manchester Unitedin

Sport

van gaalTrajneri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, vlerëson se skuadra e tij nuk meritoi më tepër se një pikë në ballafaqimin me Stoke Cityn, me të cilën barazoi 1:1.

“Nuk merituam më shumë se barazimi. Ata ishin më afër portës sonë. Është vështirë të mbrohesh nga ‘topat e gjatë‘ dhe kjo u pa qartë në këtë ndeshje. Patëm mjaft kohë dhe hapësirë për të sulmuar, por nuk e bëmë një gjë të tillë“, ka thënë Van Gaal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Problemi i radhës për “Djajtë e Kuq” është lëndimi që e pësoi Ashley Young.

“Ai e lëndoi përsëri muskulin, ndërsa Shaw nuk ka problem, por ishte një zëvendësim i planifikuar. Na duhet ritëm në ndeshje, por ende nuk e kemi”, ka shtuar tekniku holandez.

ME TE LEXUARAT