Berisha mesazh fansave të vet: Me këtë qeveri nuk keni të ardhme

Politikë

berishIsh-Kryeministri Sali Berisha shfrytezoi rrjetin social Facebook per te leshuar nje mesazh drejtuar ndjekesve dhe fansave te tij. Ne koment, Berisha u ben me dije atyre se me kete qeveri nuk kane te ardhme dhe se duhet te ngrihen ne proteste. 

Mesazhi i Berishes: 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me kete qeveri nuk kemi te ardhme, por erresire, pasiguri, varferi, konferenca, mashtrime dhe mjerim!

Te dashur miq. Nata e ketij Viti te Ri dhe ditet me ta para te tij, do mbahen mend gjate per erresiren, jo pak oreshe por te diteve te tera, me diga plot te hidrocentraleve te vendit. Pra, kjo erresire qe pllakosi 170 komuna dhe 15 bashki te vendit dhe qindra fshatra e lagje ne komunat dhe bashkite e tjera , nuk ishte rezultat i thatesires ekstreme, por ishte rezultat i papergjegjesise ekstreme, makuterise te neveriteshme te administrates, zyrtareve dhe qeveritareve qe braktisen çdo detyre dhe pergjegjesi dhe u derdhen te festojne per vehte si lukuni, te dehur dhe trallisur, ne resorte, vila luksoze, brenda dhe jashte vendit.

Ky vit nisi me goditje te pameshira te krimit, vetvarje ne qelite e burgjeve dhe paraburgimeve horror te vendit, aksidente te renda, bllokim rrugesh nga debore me disa centimetra trashesi dhe viziten e Edi Rames qe gromesinte me Gjushin e tij te dashur, ne sheshin Liria, ku se bashku ndajne parat e rindertimit te tij!

Ky vit nisi me nje ndeshkim te pashembullt te qytetareve shqiptare, me rritjen me 25% te çmimit te energjise. Nga data 1 janar qytetari shqiptar do bleje nga qeveria e tij kilovatin e energjise elektrike 2-5 here me shtrenjte, ne terma reale, se sa cdo qytetar tjeter ne Europe.

Nga data 1 janar hyjne ne fuqi taksat e reja qe ndeshkojne rende, direkt apo indirekt, cdo qytetar te ketij vendi, qe do thellojne me shpejtesi papunesine, varferine, mjerimin ne Shqiperi.

Te dashur qytetare e qytetar, me kete qeveri te erresires, te ardhme nuk kemi por zgjedhja eshte ne duart tona. Ose te mbllacisim konferencat, mashtrimet e Rames dhe neobllokmeneve te tjere dhe te pranojme terrin, pasigurine, papunesine, varferine dhe mjerimin e shkaktuar nga qeveria tyre e keqe dhe e papergjegjeshme! Ose te ngrihemi, sa me pare, te shpetojme vendin nga kjo kilke qe po na rrokullis çdo dite e me keq.E dyta eshte dhe do te jete zgjedhja jone!sb

ME TE LEXUARAT