Bushati e Thaçi caktojnë piketat për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive

Politikë

bushatiMinistrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Kosovës, Ditmir Bushati dhe Hashim Thaçi, kanë vendosur sot në Tiranë, piketat e mbledhjes së ardhshme të përbashkët të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës në fund të marsit.

Ministri Bushati, në një dalje sëbashku me homologun e tij Thaçi para mediave, tha: “ Ne patëm mundësi për të diskutuar dhe bërë një bilanc të shpejtë të arritjeve që nga mbledhja e Prizrenit dhe të përgatisim gjithashtu një plan të shkurtër aktivitetesh sesi do t’i përqasemi mbledhjes së radhës, takimit të dytë ndërmjet qeverive tona.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Patëm mundësi të diskutojmë në lidhje me zhvillimet në rajon. Viti që mbyllëm ishte në vit i sukseshëm jo vetëm për përcaktimin e pozitës së re të Shqipërisë në Shqipëri, por edhe të Kosovës dhe kështu që diskutuam hapat që duhet të ndërmarrim deri në konferencën e Vienës, aq më tepër që Shqipëria ka drejtimin e disa nismave rajonale.”

Z.Thaçi në fjalën e tij tha se “sot diskutuam për hapat tona të mëtejshëm për bashkëpunimin bilateral. Mbledhjen e parë të dy qeverive tona e kemi mbajtur në Prizren dhe do vendosim edhe me Kryeministrin Rama që në pjesën e dytë të marsit të zhvillojmë takimin e dytë e të vërejmë objektivat që kemi arritur e ato qe do të vendosim.

Po ashtu, do të diskutojmë edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajonale dhe rritjen e njohjeve të shtetit. Nga ana tjetër, për ne mbetet prioritet zhvillimi i dialogut me Serbinë,”- nënvizoi ai.

PYETJE NGA MEDIAT

Z.Bushati, përfaqësimi i delegacionit shqiptar në Paris u komentua në mënyra të ndryshme. Po a e ka Shqipëria tolerancën fetare për të eksportuar vlera?

Bushati: Do doja të theksoja edhe njëhërë qëndrimin e Qeverisë shqiptare për aktet terroriste në Paris, që nuk kanë të bëjnë as me fenë dhe as me lirinë e shprehjes. Janë thjesht akte terroriste. Qëndrimi i Qeverisë dhe ëprbërja e delegacioni tonë atje, sëbahsku me gazetarët, kanë qënë jashtëzakonisht të mirëpritur nga autoritetet franceze, Presidenti francez, Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm francez si një mesazh tolerance që vjen nga Ballkani. Dhe ne vumë në dukje pikërisht atë që vuri në dukje edhe Papa Françesku.

Z.Thaçi, si e konsideroni vizitën e Kryeministrit serb Vuçiç në Kosovë?

Vizita e Kryeministrit serb bëhet me lejen e autoriteteve kosovare. Nuk është vizita e parë dhe as e fundit. Këto vizita po ndodhin pas vizitave të ministrave kosovarë në Beograd. Pra, janë tani gati normale, të zakonshme, ndërmjet dy shteteve. Është një vizitë e karakterit humanitar dhe fetar dhe ne do të përpiqemi sesi t’i rrisim dhe intensifikojmë vizitat e ndërsjella dhe të mos i frikësohemi komunikimit.

Po bashkëpunim kundër terrorizmit, a ka pasur ndërmjet dy vendeve?

Thaçi: Bashëpunimi i Kosovës me Shqipërinë në luftën kundër terrorizmit ka qënë i shkëlqyer. Kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen për të pasur zero tolerancë ndaj fenomeneve të tilla.

ME TE LEXUARAT