Dy persona humbasin jetën në autostradën Lushnje-Rrogozhinë

Aktualitet

ambulancaaKufoma e një 45 vjecari u gjet në mbrëmje në një kanal në afërsi të fshatit Golem në autostradën Lushnje – Rrogozhinë.Gentjan Hajredini dyshohet se eshte mbytur pasi ne trupin e tij nuk kishte shenja dhune. Sipas AbcNews, në kohën që policia ishte duke vëzhguar kufomën në anën e djathtë të rrugës nje banor i zones kureshtar per te marre vesh se kush ishte personi qe u gjet i dekompozuar kaloi rrugen me shpejtesi duke mos vene re makinat ne autostrade e per pasoje u aksidentua nga nje mjet. Viktima e aksidentit është Agim Duka 55 vjec nga Golemi ndërsa drejtuesi i furgonit Olti Hysi nga Berati u arrestua nga policia per te sqaruar rrethanat e aksidentit.

ME TE LEXUARAT