Super-aksioni në Elbasan, dy kolumbianë e 5 shqiptarë kapen me 100 kg kokainë të përzier

Aktualitet

laboratori-elbasanPolicia shqiptare finalizoi pperacionin ndërkombëtar antidrogë të koduar me emrin "Xibraku". Aksioni është shtrirë në qytetet e Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe Vlorës.

Ministria e Brendshme bën me dije se gjatë aksionit janë kapur rreth 100 kilogramë kokainë e përzier, disa kile kokainë e pastër dhe një sasi 3 deri ne 4 ton përzierës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deri tani te arrestuar janë shtetasit: Gentian Gjonaj, Arian Dalipi, Ilir Hyseni, Klemend Dalipi nga Elbasani, Ermal Hoxha e Saimir Batku nga Tirana dhe Cesar Avila e Walther Moreno nga Kolumbia.

droga-greqiiiInformacioni i meparshem:

Policia e shtetit ka bërë shkatërrimin e një laboratori droge në Fushë-Labinot të Elbasanit. Aksioni eshte zhvilluar diten e sotme nga policia shqiptare, prokuroria dhe Europoli ndersa janë vënë në pranga 8 persona.

Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se të arrestuar janë disa shtetas shqiptarë dhe të huaj, ndërsa janë sekuestruar 100 kg drogë e dyshuar si kokainë.

Verifikimi shkencor me analizat perkatese i lendes se sekuestruar nuk eshte bere ende ndaj policia nuk pejashton mundesine qe pluhuri te jete perzieres me kokaine.

Zyrtare te policise kane thene se aksioni po zhvillohet pas nje hetimi 6-mujor te kryer nga policia shqiptare ne bashkepunim me autoritetet homologe te huaja.

ME TE LEXUARAT