Hyn në fuqi patenta me pikë

Aktualitet

makinaNga dje kanë hyrë në fuqi dispozitat e reja të kodit rrugor sipas të cilave drejtuesit gjobiten deri në 30 mijë lekë nëse shkelin semaforin. Për një shkelje më parë drejtuesit gjobiteshin nga 5 deri në 20 mijë lekë si dhe u hiqej patenta nga 6 muaj deri në 1 vit. Cilido që përsërit këtë shkelje dy herë brenda dy viteve me ndryshimet e reja,krahas gjobës pezullohet patenta nga 9 muaj deri në një vit. Sipas Toles me humbjen totale të pikëve drejtuesit do të duhet të testohen sërish për marrjen e patentës. Të njëjtit testim drejtuesit do i nënshtrohen nëse brenda 1 viti kryen 3 shkelje me të paktën 5 pikë të hequra. Nga ana tjetër nëse drejtuesit nuk i nënshtrohen verifikimeve për rinovimin e lejes së drejtimit brenda 30 ditëve nga njoftimi për rinovim, atëherë leja pezullohet pa afat.

ME TE LEXUARAT