Konstandin Xhuvani kërkon gjykim të shkurtuar

Aktualitet

burgu-xhuvaniI akuzuar për vrasjen e katër personave tek Rruga “Elbasanit” në mëngjesin e 4 nëntorit, Konstandin Xhuvani ka dalë sot para trupit gjykues për të kërkuar gjykim te shkurtuar.

Gjatë seancës të zhvilluar paraditen e të enjtes, avokati mbrojtësi i Xhuvanit ka bërë të ditur se i pandehuri kërkon gjykim të shkurtuar nga Gjykata. Kjo kërkesë vjen edhe në saje të sqarimit të rrethanave të ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku provat dhe analizat teknologjike janë në posedim të Gjykatës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokuroria nga ana e saj ka refuzuar këtë kërkesë, duke theksuar se një krim i tillë duhet hetuar dhe gjykuar në tërësinë e tij. Trupi gjyqësor, pasi mori në dorëzim të gjitha provat e paraqitura nga palët, si dhe deklaratat e tyre, vendosi qe në datën 29 janar të jape vendimin përfundimtar mbi këtë kërkesë të të pandehurit Konstandin Xhuvani.

ME TE LEXUARAT