Laboratori i kokainës, kolumbianët hynë në Shqipëri si futbollistë

Aktualitet

laboratori-elbasanDy shtetasit kolumbiane qe u arrestuan gjate aksionit te prokurorise dhe policise ne Elbasan, kane hyre ne Shqiperi te maskuar si futbolliste.

Ne momentin e hyrjes ne kufirin shqiptar, atyre u eshte kerkuar shpjegim per aresyen e hyrjes ne Shqiperi.

Dy shtetasit kolumbiane, Cesar Avila e Walther Moreno kane pretenduar se kishin ardhur per punesim ne vendin tone pasi kishin lidhur kontrata me dy ekipe futbolli per te qene pjese e formacionit te tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy te dyshuarit jane mes shtetasve te arrestuar. Emrat e te prangosurve janeGentian Gjonaj, Arian Dalipi, Ilir Hyseni, Klemend Dalipi nga Elbasani, Ermal Hoxha, Saimir Batku nga Tirana dhe Cesar Avila e Walther Moreno nga Kolumbia.

Dyshohet se shtetasit e huaj jane pajtur nga pjesa shqiptare e bandes per te kryer veprimet me perzierjen, perpunimin dhe peshimin e kokaines per shkak te eksperiences se tyre ne Kolumbi.

ME TE LEXUARAT