Pakistan, SHBA vret 6 militantë me avionë pa pilot

Bota

pakistanNjë sulm i telekomanduar nga Shtetet e Bashkuara ka vrarë së paku gjashtë militantë në veriperëndim të Pakistanit.

Zyrtarët e sigurisë kanë thënë se droni ka hedhur dy raketa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njëra ka goditur kompleksin e komandantit të talibanëve pakistanez, Hafiz Gul Bahadur, në Vaziristanin Verior, ndërsa tjetra një bazë pranë të një komandanti uzbek.

Të dielën, ushtria pakistaneze ka thënë se sulmet e saj ajrore në rajonin Khiber, i cili kufizohet me Vaziristanin Verior, kanë vrarë 31 militantë.

Ushtria thotë se ka vrarë së paku 1,200 militantë prejse ka nisur ofensivën në Vaziristanin Verior pranverën e kaluar.

ME TE LEXUARAT