Deputetja e PD bën denondim tek Krimet e Rënda: Shullazi kërcënoi Bashën

Aktualitet

shullazi15Deputetja e Partise Demokratike Voltana Ademi ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda se ka marrë një kërcënim për kreun e PD, Lulzim Basha

Lajmi bëhet me dije per mediat nga burime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, të cilat bëjnë me dije se deputetja e PD ka bërë kallëzim penal pranë kësaj Prokurorie diten e premte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka deleguar policisë hetimet për këtë çështje duke urdheruar kryerjen e veprimeve te nevojshme ne lidhje me zbardhjen e rrethanave te ngjarjes. Deputetja Ademi ka treguar se Shullazi e ka ndaluar në dalje të një lokali dhe i ka thënë që kryetari i demokratëve të bëjë kujdes. Kallëzimi i deputetes demokrate është rregjistruar sipas të gjitha procedurave.

Ne kallezim pretendohet se kercenimi ndaj kryetarit te PD, ka qene verbal, pra jo nepermjet telefonit apo ndonje menyre tjeter por verbalisht.

Një kërcënim në adresë të kreut të PD u denoncua sot nga sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Arben Ristani. Ai deklaroi se përgjegjësia për kërcënimet e Emiljano Shullazit dhe bandës së tij ndaj opozitës është tërësisht dhe e drejtpërdrejtë e Edi Ramës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD në një deklaratë për mediat shtroi për Ramën pyetjen:

“A e lirove ti Emiljano Shullazin, që të kërcënojë kryetarin e opozitës, siç edhe ai veproi pak orë pasi doli nga ambjentet e policisë?”

ME TE LEXUARAT