Pollo: Ja 6 provat që policia i fshehu për Emiliano Shullazin

Politikë

polloDeputeti i Partise Demokratike Genc Pollo permes nje komenti ne rrjetin social Facebook shkruan per ceshtjen e Emiliano Shullazit. Sipas Pollos, policia ka derguar ne Prokurori nje dosje vetem me 20 flete ndaj Emiliano Shullazit dhe Gilmando Danit.

Komenti ne Facebook i Genc Pollos:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rebus Tahiri-Shullazi

Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se, policia ka dërguar në Prokurori një dosje vetëm me 20 fletë ndaj Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit, në të cilat pasqyrohet shumë “thatë” dhe pa detaje të qartësuara situata e goditjes me armë të dy personave në Qafë Kashar. Duke iu referuar fakteve, janë gjashtë prova që Tahiri ka fshehur kundër Emiljano Shullazit.

1. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, deklaroi gjatë një konference për shtyp se vendimi për mosprocedimin e Shullazit dhe Danit ka qenë i prokurorit, ndërsa Prokuroria reagoi duke u shprehur se, nuk veproi policia për arrestimin e Shullazit.

2. Policia deklaroi se “në krye të hetimeve ndaj Shullazit është prokurori”, ndërsa akuza e kundërshtoi duke u shprehur se “nuk kemi marrë materialet nga policia”.

3. Prokuroria deklaron se, policia nuk ka identifikuar shoferin që ka transportuar në spital Shullazin dhe mikun e tij Dani.

4. Policia deklaroi se gjatë kontrollit nuk gjeti armë në makinën tip “Golf” të Shullazit, ndërsa në deklaratën për shtyp nuk përmendi as eurot e sekuestruara.

5. Prokuroria pohon se, policia ka dorëzuar vetëm gëzhojat e gjetura pranë vendit nga ku është qëlluar makina tip “Golf” me të cilën po udhëtonte Shullazi dhe Dani, por ende nuk është bërë ekspertizë balistike për shenjat e barutit në gishat e Shullazit, kërkuar nga Prokuroria.

6. Policia deklaroi se ka marrë dijeni për Shullazin në orën 20:30, ndërsa ngjarja kishte ndodhur rreth një orë më parë, por sipas Prokurorisë, nuk janë vërtetuar lëvizjet e Shullazit dhe Danit gjatë 60 minutave derisa janë paraqitur në Spitalin Ushtarak.

Policia përveçse ka dërguar një dosje të “thatë” kundër Shullazit, burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se, organi i akuzës ende nuk është njohur me të gjithë ekspertizat që kanë urdhëruar të kryhen. Po ashtu, sipas Prokurorisë, policia nuk jep as një informacion, se cili ka qenë personi që ka transportuar Shullazin dhe Danin në Spitalin Ushtarak. Prokuroria saktëson se, nuk ka asnjë informacion nga policia se çfarë automjeti është përdorur për lëvizjen e Shullazit dhe Danit nga vendi i atentatit në spital.

Sipas Prokurorisë, policia ka dorëzuar vetëm gëzhojat e gjetura pranë makinës tip “Golf” me të cilën po udhëtonte Shullazi dhe Dani. Në këtë material referues, thuhet se ngjarja nuk ka autor dhe personat e dëmtuar janë Emiljano Shullazi dhe shoku i tij, Gilmando Dani.

Në dosjen e dërguar në Prokurori, thuhet se policia ka marrë njoftimin për ngjarjen e ndodhur në “Qafë Kashar” në ora 19 e 30 minuta, kohë kjo kur Shullazi dhe Dani janë paraqitur pranë Urgjencës së Spitalit Ushtarak, ndërsa ngjarja ka ndodhur një orë më parë, por nuk janë vërtetuar lëvizjet e të dëmtuarve gjatë 60 minutave derisa janë paraqitur në Spitalin Ushtarak.

Ndërkohë, policia deklaroi se oficeri i policisë Roland Meta e vrau Arjanit Sterion për vetëmbrojtje, ndërsa Prokuroria e akuzon për vrasje me dashje. Policia në akuzën e saj ka dashur të zbusë pozicionin e oficerit që vrau Sterion, të njohur me emrin Artur Baze. Një gjë e tillë ka qenë e pamundur nga Prokuroria, e cila, pasi ka konstatuar të gjitha provat ka arritur në përfundimin se kemi të bëjmë me një vrasje me dashje. Arsyeja se përse ka vepruar në mënyrë të tillë lidhet me pasojat që sjell ky implikim i oficerëve të policisë në një nga bandat më të rrezikshme të vendit. Burimet nga akuza pohojnë se oficeri i policisë, Roland Meta, ka qenë jashtë shërbimit dhe krahas shkeljeve të ligjit penal, ka shkelje edhe për ligjin “për armët”.

ME TE LEXUARAT