Seria 9, zbulohet supermakina e re e BMW

Teknologji

bmw2015Kompania prestigjioze BMW është duke planifikuar që të prodhojë një sedan luksoz të markës bavareze, Serie 9.Të kujtojmë se për sedanin luksoz Seria 7, pra koncepti BMW Vision Future Luxury (në foto), i cili është promovuar në prill të vitit 2014, të gjitha mediat kanë shkruar shumë më herët.

Megjithatë, sipas njoftimeve, ende nuk është konfirmuar nëse ky koncept do të prodhohet dhe në qoftë se merr dritën e gjelbër, Serie 9 mund të pritet gjatë vitit 2017.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Serie 9 është planifikuar të jetë një sedan luksoz, më i gjatë se Serie 7 dhe me boshtin e rrotave më të gjatë, transmeton Koha.net. Gjithashtu përmendet edhe gjatësia prej rreth 5.5 metra, që do të thotë se kjo do të jetë një përgjigje e drejtpërdrejtë për Mercedes-Maybach S- Class.

Po ashtu pritet që ky koncept të posedojë dritat e përparme me laser dhe dritat e pasme OLED.

Harald Krueger, i cili në muajin maj pritet të merr pozitën si njeriu i parë në kompaninë BMW, është përkrahës i madh i Serie 9, që do të thotë se me të vërtetë mund të presim modelin luksoz të BMW-së i cili do t’i bëjë konkurrencë modelit të lartpërmendur, Mercedes-Maybach.

ME TE LEXUARAT