Simeone: Torres nuk është shpëtimtari i Atleticos

Sport

simeoneTrajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka thënë se Fernando Torres duhet të shikohet si përforcim i madh, por jo edhe si shpëtimtari i skuadrës së tij.

Torres më 5 janar edhe zyrtarisht do të kthehet tek Atletico, ndërsa mund të aktivizohet në ndeshjen kundër Real Madridit më 7 janar, në ndeshjen për Kupën e Mbretit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jam i lumtur për kthimin e Torresit, por ne vazhdojmë të përparojmë si grup, ndërsa karakteristikat e tij do ta ndihmojnë skuadrën”, ka thënë Simeone.

“Shpresoj të na ndihmoj me talentin dhe përvojën e tij, por duhet të luftojë për një vend në përbërje, pasi aty janë edhe: Antoan Grizman, Mario Mandzukic dhe Raul Himenes", ka shtuar tekniku argjentinas.

Shumë tifozë të Atleticos nuk janë pajtuar me kthimin e Torresit, pasi mendojnë se karriera e tij është në rënie, duke marrë parasysh se nuk arriti të gjendet mirë te Chelsea dhe te Milani.

“Në futboll, ashtu sikur edhe në politikë dhe religjion, njerëzit kanë të drejtë të mendojnë ndryshe. Fernando nuk ka ardhur si shpëtimtar dhe nuk duhet që prej tij të kërkojmë diçka të madhe që nga dita e parë. Sigurisht që do të ketë nevojë për pak kohë“, ka theksuar trajneri i skuadrës kampione të Spanjës.

ME TE LEXUARAT