Tiranë, arrestohen porositësit e atentatit ndaj mikut të Emiljano Shullazit

Aktualitet

vrasja-tiranekillerArrestohen nga policia dy personat e dyshuar si porosites te sulmit me arme ndaj Pajtim Serjanit, personit te plagosur me arme me 5 janar 2015 ne Tirane, i njohur si mik i Emiljano Shullazit.

Kusherinjte Amarildo Hxhallari 38 vjec dhe Aurel Hoxhallari, 35 vjec kane rene ne pranga ne Tirane pas nje aksioni te policise se kryeqytetit ne zonen e Yzberishtit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy te arrestuarit sipas policise jane perdonat qe kane porositur 42-vjecarin Artur Baze per te kryer vrasjen e Pajtim Serjanit me 5 janar 2015. Baze qelloi me arme ndaj Serjanit por e plagosi ate ndersa plagosi edhe nje oficer te policise me emrin Roland Meta.

Polici iu pergjigj zjarrit dhe e vrau 42-vjecarin Artur Baze qe u gjet pa jete prane vendit ku ndodhi sulmi me arme.

DEKLARATA E POLICISE:

Sot,me date 10.01.2015,pas disa hetimeve paraprake te bera ne funksion te hetimit lidhur me ngjarjen e ndodhur me dt 05.01.2015 ne Rr.Kavajes ku eshte tentuar te vritet me arme zjarri shtetasi Pajtim Seriani si dhe eshte vrare me arme zjarri shtetasi Arjanit Sterjo , u be ndalimi i shtetasve ;

- Aurel Nexhdet Hoxhallari , 37 vjec , lindur dhe banues ne Tirane me gjendje gjyqesore i proceduar me pare per disa vepra penale.

- Amarildo Adem Hoxhallari, i moshes 24 vjeç lindur dhe banues ne Tirane.

Nga hetimi I deritanishem nga strukturat e Seksionit per Krimet e Renda ndaj Jetes ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane , ka rezultuar se keta shtetas,ne bashkepunim me njeri-tjetrin jane organizatoret e vrasjes se ngelur ne tentative ndaj shtetasit Pajtim Seriani.

Vazhdojne hetimet lidhur me dokumentimin e plote ligjor te kesaj ngjarje kriminale ndersa materialet proceduriale ne ngarkim te shtetasve te lartpermendur do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane,per vepren penale te " Vrasjes me paramendim" ngelur ne tentative,e kryer ne bashkepunim,parashikuar nga neni 78-22-25 te K.Penal.

ME TE LEXUARAT