Shpiket bicikleta që lajmëron për rreziqet

Teknologji

bicikleta-rreziqetNjë biçikletë që të paralajmëron për rreziqet e papritura gjatë rrugës është shpikja e dy inxhinierëve holandezë.

Me këtë shpikje ata synojnë të shmangin çdo të papritur që kërcënon jetën e përdoruesve të biçikletave.

Biçikleta e tyre është e pajisur me një radar, që mat në distancë lëvizjen e objekteve përreth. Nëse trajektorja e tyre përkon rrugën që ndjek biçikleta, mjeti me dy rrota krijon të dridhura në pjesë të ndryshme të tij, përmes një pajisjeje të posaçme. Nëse rreziku vjen përballë, dridhet timoni dhe shala, nëse rreziku vjen nga pas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Biçikleta është gjithashtu e pajisur me një motor elektrik që mundëson një shpejtësi të pandryshuar lëvizjeje prej 25 km/orë. Vetëm në Holandë, një vend me infrastrukturë të zhvilluar për biçikletat, numri i çiklistëve të vdekur në aksidente arriti vitin e kaluar në 184. Mjeti i sofistikuar pritet të hidhet në treg brenda dy viteve, me një çmim që arrin deri në 3200 euro.

ME TE LEXUARAT