Rusia detyron Kosovën të kërkojë viza në Beograd

Kosovë&Rajon

Super gjyshi 70 vjeçar: Notoi 40 kilometrat e kanalit të Lamanshit (Video)Federata e Notit e Kosovës (FNK) ka bërë kërkesë në Federatën Ndërkombëtare të Notit (FINA) që t'ia lëshojë akreditimin për pjesëmarrje në Kampionatin botëror që do të mbahet nga 24 korriku deri më 9 gusht. Organizatore e këtij Kampionati është Rusia.

Kosova nuk është e pranuar nga shteti rus dhe për të udhëtuar në Kazan, qytetin ku do të mbahet botërori, Kosova duhet të pajiset me vizë. E po të merrnin akreditimin që ka kërkuar nga FINA, notarët kosovarë do të mund të hynin në Rusi pa viza.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Meqë këtë nuk e kanë marrë nga FINA, Rusia tash ka detyruar Kosovën që për t'u pajisur me viza të aplikojë në Ambasadën e Rusisë në Beograd, ka bërë të ditur të enjten për gazetën, sekretari i përgjithshëm i FNK-së, Astrit Haliti.

Ambasada ruse ka edhe në shtetet e rajonit si në Shqipëri e Maqedoni, por rusët vendosët që vizat të kërkohen në Beograd.

Megjithatë, Haliti ka ende shpresë së akreditimi nga FINA mund të vijë.

Për të mos ia lënë fatit këtë punë, notarët kosovarë tashmë kanë nisur procedurat për pajisje me vizë të Rusisë në Beograd.

Ambasada e Rusisë në Beograd ua ka caktuar terminin për aplikim më 17 korrik. "Ne jemi duke pritur. Kemi bërë kërkesë në FINA për të na lëshuar akreditimin ashtu siç ua lëshojnë të gjitha federatave.

Por, problemi është tek organizatorët të cilët na kanë thënë se duhet të shkojmë në Ambasadën e Rusisë në Beograd të pajisemi me viza. Ne jemi në pritje të përgjigjes nga FINA për të marrë akreditimin.

ME TE LEXUARAT