De Biasi zbulon 4 emrat e rinj që do thërrasë në kombëtare për Euro 2016

Sport

debiasi15Në intervistën e dhënë për SuperSport Gianni de Biasi pohoi se miqësoret e nëntorit do t'i shërbejnë Kombëtares jo vetëm si mënyrë për tu përgatitur për finalet e Evropianit 2016 në Francë.

Ndeshjet ndërkombëtare do të shërbejnë edhe si provë për disa talentë, që janë në orbitën e kuqezinjve. Nisur nga sulmuesi i Interit, Rey Manaj, për të cilin drejtuesi i stolit e bëri thuajse fakt të kryer grumbullimin me Kombëtaren A.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një tjetër lojtar të cilit do ti jepet mundësia të integrohet në skuadër është Milot Rashica. 19-vjeçari i lindur në Vushtrri po shkëlqen në këtë sezon te Vitesse në Eredivise.

Një titullar i padiskutuar në ekipin holandez, ku vetëm një javë më parë u përfshi edhe në formacionin ideal. Një prej elementëve që spikasin edhe në përfaqësuesen Shpresa të Shqipërisë.

Tjetër lojtar që pritet ti bashkohet përfaqësueses është sulmuesi Albian Ajeti, vëllai i mbrojtësit kuqezi Arlind Ajeti. 18-vjeçari është pjesë e Baselit, ku shënoi edhe gjatë kësaj mesjave në Kupë. Pjesëtar i U-21 të Zvicrës ai ka marrë shtetësinë shqiptare dhe nuk e ka fshehur ëndrrën të luajë për Kombëtaren kuqezi.

Një tjetër prurje e re mendohet të jetë sulmuesi i Grasshopper-it, Shani Tarashaj. 20-vjeçari nga prizreni ka luajtur në të gjitha përfaqësueset e moshave të Zvicrës, dhe ashtu si në rastin e Albian Ajetit, nevojitet një leje e veçantë nga FIFA që të aktivizohet me Shqipërinë.

Debutimi i tij në Kombëtare rrezikon të shtyhet edhe nga fakti që është rekrutuar në ushtrinë zvicerane dhe sipas gjasave nuk do të jetë i disponueshëm për pesë muajt në vijim.

ME TE LEXUARAT