WhatsApp dhe iMessage shpallen të paligjshme se nuk lejojnë përgjimin?

Teknologji

whats-upAplikacionet e famshme skurse WhatsApp dhe iMessage janë jashtëzakonisht të përshtatshme edhe për shkak të faktit se ato e pamundësojnë përgjimin, ose thyerjen e tyre nga kushdo.

Nëse i lexoni udhëzimet e Apple për iMessage do ta kuptoni se kompania amerikane zotohet se askush përpos dërguesit dhe pranuesit të mesazhit nuk mund të qaset në komunikim, madje as vetë Apple.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tani - sipas The Telegraph, ky lloj enkriptimi i pathyeshëm thjesht nuk do të lejohet sipas ligjeve të reja.

Sipas gazetës britanike, e cila e citon ligjin, thuhet “Masat nën ligjin e Fuqisë Hetimore parashohin një kërkesë për firmat e teknologjisë dhe ofruesit e shërbimeve të cilat duhet të jenë në gjendje që të ofrojnë komunikime të pa-enkriptuara agjencive policore ose spiunazhit, nëse kjo kërkohet përmes një urdhëri”.

Në një botë që lufton krimet dhe terrorizmin, kjo gjë duket si një vendim i arsyeshëm.

Shërbimet e sigurisë duhet të jenë në gjendje për ta kuptuar saktësisht se çfarë është duke u thënë.

Megjithatë, kjo gjithashtu do të thotë se qeveria mund të përgjojë historinë tuaj të mesazheve, nëse ka shkaqe të arsyeshme.

Si mendoni ju, a do të duhej që edhe Qeveria e Kosovës ta ndërmarrë një hap të tillë, në ndalimin e aplikacioneve mobile ndaj të cilave nuk ka asnjë kontrollë?

ME TE LEXUARAT