Bergamo, ja si u vra me tre plumba në banesë shqiptari i dyshuar për grabitje

Aktualitet

qepenITALI - Një shqiptar 29 vjeçari është gjetur i vdekur ditën e sotme në Bergamo të Italisë. Vrima që tregon fotoja në fjalë, në rreth, është vendi ku ka dalë nje nga plumbat në qepenin e banesës ku qëndronte shqiptari Arben Vorfi, i cili mbeti i vdekur.

Kufoma e shqiptarit u gjet në Treviglio. Viktima ishte person i njohur për policinë për krime të mëparshme, sidomos krime kundër pronës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia e Bergamos ka thënë se 29 vjeçari u gjet i vdekur në banesën e tiji vrarë nga tri të shtëna armësh.

Hetuesit spekulojnë se vrasja ishte konsumuar në natën mes të martën dhe të mërkurën, mes 17 dhe 18 nëntorit. Persona të panjohur kanë hyrë në apartament dhe kanë vrarë shqiptarin. Një armë plumb me të cilin u vra Vorfi ka kaluar edhe larë qepenin.

Trupi i pa jetë është gjetur nga katër miq të shqiptarit rreth orën 3 të mëngjesit të mërkurën pasi ata shkuan për të kërkuar për atë në banesë.

Ne dhjetor 2014 shqiptari i vrare ishte arrestuar per grabitje me disa persona te tjere ne Itali.

Policia njotoi asokohe, arrestimin e shtetasve Spartak Alia, 21 vjec, Marjano Gjergji, 20 vjec, Arben Vorfi (i vrare se fundi ne Bergamo), Gjovalin Gjoka, Florjan Macaj dhe Besmir Prendi.

ME TE LEXUARAT