28 Nëntori, Vetëvendosje fton shqiptarët në manifestimin e Prishtinës

Kosovë&Rajon

vetElvis Hoxha, anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ftoi qytetarët shqiptarë të marrin pjesë në manifestimin e Prishtinës në 28 nëntor.

Qeveria e Kosovës, tha ai, është duke punuar kundër idealeve të Ismail Qemalit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nëse Tirana do të festojë, mirë e bën, por në Prishtinë do të protestojmë, pasi shteti i Kosovës është në rrezik”, tha Hoxha.

Ai shtoi se Vetëvendosje ka vënë në dispozicion transport për ata qytetarë shqiptarë që duan të shkojnë në Prishtinë në datën 28 nëntor.

ME TE LEXUARAT