Sekuestrohen 113 kg kanabis në Portin e Durrësit, pranga trafikuesit

Aktualitet

droooPolicia Kufitare dhe Sektori për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Doganën që mbikqyr sistemin e skanerit, në kuadër të goditjes së rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, më datë 25.11.2015, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të mëposhtëm Xhaferr Hoxha 39 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi më datë 25.11.2015, në vendin e quajtur vija e dytë në P.K.K. Porti Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në kokën e tralerit me targë AA 250 JA dhe tralerit me targë ACR 470, në brendësi të ngarkesës me koli këpucësh i’u gjetën 120 pako të mbështjella me qese celofoni me peshë rreth 113 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë.

ME TE LEXUARAT