Sulmuesi i kombëtares kuqezi do të largohet nga Baseli

Sport

shkelzen-gashi-baselShkëlzen Gashi është bindur se ka ardhur momenti të ndryshojë ambient. Prej emërimit të trajnerit Urs Fischer te Baseli, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka humbur pozitat e privilegjuara.

27-vjeçari nuk cilësohet më titullar në sulmin e kampionëve të Zvicrës, ndërsa gjatë pjesës së parë të këtij sezoni është aktivizuar me pikatore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vetëm shtatë herë titullar në 18 javë të kampionatit. Në total Gashi është aktivizuar në 10 ndeshje, duke regjistruar mesatarisht më pak se një orë lojë në fushë.

Pas pozitave aspak komode në skuadër, kuqeziu po mendon seriozisht largimin, ndërsa një alternativë është huazimi te Young Boys. Klubi i kryeqytetit Bernë kërkon një zëcvendësues për Renato Steffen, kontrata e të cilit përfundon dhe Gashi cilësohet kandidati më i mirë.

Gjatë këtij sezoni Young Boys është në garë me Grasshopper për vendin e dytë në kampionat, pozicion që garanton edhe një biletë në kualifikueset e Champions League.

Interesimi për Shkëlzen Gashin është bërë i ditur nga drejtori sportiv i klubit, Fredy Bickel. Nëse sulmuesi vendos të qendrojë në Zvicër, Young Boys do të ishte një piacë ideale që ai të rikthehej në protagonist.

Nga 5,5 milionë euro që vlerësohej gjatë verës së kaluar, menjëherë pas mbylljes së sezonit ku u shpall golashënuesi më i mirë në Superligën zvicerane për të dytën herë radhazi, tashmë çmimi i Shkëlzen Gashit në merkato ka rënë në kuotën e 4,5 milionë eurove.

ME TE LEXUARAT