Horror në bregdetin e Argjentinës, rëra mbushet me brumbuj

Soft

brumbujNjë ngjarje e përmasave ‘biblike’ ka ndodhur në bregdetin argjentinas. Atje banorët u terrorizuan kur panë miliona brumbuj që kishin pushtuar bregdetin, 50 kilometra lart kryeqytetit, Buenos Aires.

Edhe pse nuk dihet ende çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë fenomen, në rrjete sociale kanë lindur disa teori.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“The Sun”, raportoi se disa besojnë se kjo është një shenjë që tregon fundin e botës. Komentues të shumtë pretendojnë se fluksi masiv i brumbujve është një shenjë e dukshme e fundit dhe se këto insekte janë në gjendje ta ndjenjë atë.

Të tjerë sugjerojnë se kjo u shkaktua nga një tërmet që kishte prekur zonën përpara pushtimit të brumbujve. Mediat lokale shkruajnë se, ata që jetojnë pranë kësaj zone po i kapin insektet për t’i shitur në internet.

Ekspertët besojnë se bëhet fjalë për brumbuj të zinj misri, që jetojnë deri 2 vjet nëntokë dhe dalin në sipërfaqe për t’u çiftëzuar. Gjatë këtij cikli ata jetojnë vetëm 4 ditë të tjera.

ME TE LEXUARAT