Shfaqet raketa e frikshme e Pentagonit! A do shkaktojë luftë botërore?

Bota

raaaaSHBA, Rusia dhe Kina janë të pajisur me armatim të teknologjisë së lartë dhe çdo ditë që po kalon këto superfuqi po garojnë mes vete se kush e ka armatimin më të mirë – gjë që ka ngjallur shqetësime për mundësinë e nisjes së një lufte botërore.

Pentagoni thotë se do të lansojë raketa supersonike deri më 2020. Zyrtarët kanë thënë se ato do të mund të fluturojnë deri në pesë herë më shpejtë se shpejtësia e zërit, ose rreth 5,600kmh.

Por, kjo nuk i ka ndaluar disa ekspertë të ngritin shqetësimet për atë se kombet e tjera do të përdorin teknologjinë e njëjtë për të lansuar sulme nukleare, transmeton Gazeta Express.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rakteat tradicionale balistike tashmë mund të udhëtojnë në një shpejtësi të zërit, por jo edhe ato nukleare.

Kështu, nëse këto raketa krijohen për të bartur ‘kokë-rakete’ nukleare, ato janë në gjendje që të tejkalojnë shpejtësinë e zërit dhe të arrijnë cakun më shpejtë se zakonisht.

Sipas një raporti nga DefenseOne, SHBA aktualisht është duke i financuar tri projekte madhore të raketave supersonike.

ME TE LEXUARAT