Kukës, arrestohet trafikanti, dërgonte klandestinë në Angli

Aktualitet

trafikantet-angliArrestohet nga policia një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Burimet zyrtare thane se nga efektivat e Drejtorisë Vendore së Policisë Kukës u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, Besnik Tobli, 46 vjeç, banues në Kukës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndaj 46-vjeçarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendimin Nr.226, datë 16.10.2105, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Tobli, kundrejt fitimit monetar, ndihmonte shtetasit të kalonin kufirin në mënyrë ilegale drejt Anglisë dhe vendeve të tjera të BE.

ME TE LEXUARAT