Kreu I BERZH, Suma Chakrabarti: Reforma në drejtësi, garanci për investitorët

Aktualitet

146962498727616_BERZH_15_15Suma Chakrabarti, presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, deklaron se reforma në drejtësi do të përmirësojë imazhin e Shqipërisë në sytë e investitorëve të huaj.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nëse sheh eksperiencat e mëparshme në Europën lindore, për vendet të cilat janë anëtarësuar në BE, një nga gjërat që nuk rregulluan siç duhej para anëtarësimit ishte drejtësia. Shqipëria po përpiqet ta bëjë para anëtarësimit dhe unë besoj se, kjo reformë do t’i japë asaj një avantazh të konsiderueshëm ekonomik, sepse ka të bëjë me garancitë për zbatimin ligjit, veçanërisht ligjeve tregtare, që janë shumë të rëndësishme për komunitetin e investitorëve. Ndaj, ky është një lajm i mirë për integrimin, por edhe në krijimin e një ambienti tërheqës për investitorët”, tha Chakrabarti.

Gjatë bisedimeve, kreu I BERZH thotë se rritja ekonomike është stabël dhe se duhet të krijohet një ekonomi konkurruese.

“Vendi ka zbatuar me përpikmëri marrëveshjen me FMN-në dhe rritja ekonomike po rikthehet. Ne në BERZH mendojmë se ekonomia do të rritet mes 3 dhe 3.5 për qind këtë vit, e ndoshta 4.2 për qind vitin tjetër. Pra rritja po rikthehet dhe ky është rezultat i menaxhimit të mirë makroekonomik”, tha ai

Sipas tij, vendi ka një sfidë jo të vogël për të zgjidhur, e cila lidhet me krimin e një ekonomie modern, dhe se pas disa viteve të vështira, ekonomia është duke u përmirësuar.

“Shqipëria ka nevojë të ketë një ekonomi shumë më konkurruese për të përballuar konkurrencën, teksa lëviz përpara në procesin e integrimit. Dhe programi ynë për mbështetjen financiare të bujqësisë synon pikërisht këtë, të komercializojë bujqësinë shqiptare dhe ta bëjë atë më konkurruese”, shtoi ai

Duke përfunduar deklaratën, donatori i ekonomisë Shqiptare, BERZH tha: “Deri më tani ne kemi investuar mbi një miliard euro në Shqipëri, duke financuar 75 projekte të ndryshme. Kam kënaqësinë të njoftoj se këtë vit do të kemi një rekord historik, pasi do të investojmë 150-200 milionë euro”.

 

 

ME TE LEXUARAT