Kapiteni Mavraj: Nuk kemi aspak frikë nga Spanja

Sport

mavraj2016Mbrojtësi i kombëtares shqiptare i cili ditën e djeshme mbajti dhe shiritin e kapitenit në mungesë të Ansi Agollit, Mërgim Mavraj, e ka cilësuar ndeshjen me Spanjën si provë jo vetëm për futbollistët, por edhe për tifozët, duke qenë se mund të ndodhë që ndaj një ekipi të tillë të humbësh siç humbi Kosova me Kroacinë.

"Ishte një ndeshje e vështirë pasi bëmë gabim që nuk krijuam nga krahët, por nga qendra dhe e vumë veten në vështirësi. Unë dhe Gjimshiti kishim detyrë të bënim shumë pasime, por qarkullimi i topit ishte i ngadaltë.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Vendimet e trajnerit vështirë t’i vlerësosh, por ata që luajtën sot e merituan dhe nuk ua fali De Biazi vendin. Besoj se trajneri e ka pasur parasysh edhe Spanjën kur vendosi formacionin pasi të dielën do të na duhen Xhaka dhe Abrashi për më shumë agresivitet”, raporton atsh, deklaraten e futbollistit.

“Ne nuk frikësohemi nga asnjë skuadër. Shumë njerëz do vijnë në stadium për të ndjekur Moratën dhe Ramosin, por ne duhet ta kthejmë vëmendjen te çunat tanë. Kemi treguar që i krijojmë vështirësi ekipeve të forta, por na duhet dhe pak fat sepse mund të bllokosh Moratën për shembull por të vijnë 3-4 kundërshtarë të tjerë dhe nuk i mban dot të gjithë. Në këtë ndeshje nuk testohet vetëm mbrojtja, por gjithë ekipi dhe bashkë me tifozët, pasi siç i ndodhi Kosovës me Kroacinë mund ta humbim dhe ne kontrollin e ndeshjes. Gjithsesi jam optimist se do ia dalim”, ka thene Mavraj.

ME TE LEXUARAT