Rebeli mysliman sulmon një burg në Filipinet, çliron 150 të burgosur

Bota

Një person i armatosur i lidhur me rebelët myslimanë sulmoi një burg të mërkurën herët në Filipinet jugore, duke vrarë një rojë dhe duke çliruar më shumë se 150 të burgosur, tha policia.

Nga 1,511 të burgosur që ndodheshin nëpër qeli, 158 ia dolën të arratisen dhe 4 u rikapën, raporton kujdestari i burgut Peter Bongat për një stacion lokal radioje. “Ishte e gjitha e mirë planifikuar. Të arratisurit përdorën batanije si formë shpëtimi. Ndërkohë, jemi vënë në ndjekje të kriminelit.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rebeli i përkiste Frontit të Çlirimit Moro Islamik (MILF), bazuar në informacionet e marra fillimisht. Në 2014 qeveria firmosi një marrëveshje paqeje me MILF, grupin më të madh rebel mysliman, por të tilla përplasje ende ndodhin me grupe më të vogla.

ME TE LEXUARAT