Grabitësit të 1 milionë eurove në Rinas i gjenden qeset me euro të fshehura në frigorifer

Aktualitet

Nje sasi e konsiderueshme eurosh eshte gjetur ne banesen e personit te shpallur ne kerkim per grabitjen e 1 milion eurove ne Rinas me 30 qershor 2016.

Duket e pabesueshme por parate jane gjetur te vendosura ne qese plasmasi te futura ne nje kosh plastik brenda nje frigoriferi, sic duket edhe ne foto.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lajmi u be me dije nga policia e shtetit e cila tha se po vijon operacioni "Aeroporti", për dokumentimin e plotë me prova ligjore të grabitjes së ndodhur në Aeroportin e Rinasit me datë 30 Qershor 2016, si dhe për kapjen e autorëve:

Në vijim të punës për dokumentimin me prova ligjore, për sekuestrimin e provave si dhe për kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të grabitjes së vlerave monetare në Aeroportin e Rinasit që transportoheshin nga policia private "Nazeri 2000", ju informojmë se:

Në Elbasan në banesën e shtetasit A.P, i shpallur në kërkim nga ana jonë si një prej autorëve të dyshuar të grabitjes, gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën dhe u sekuestruan një shumë e konsiderueshme Eurosh

Paratë ishin futur ne qese plasmasi dhe ishin fshehur në frigorifer.

Sasia e parave kap shumën 50.000 Euro të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe dyshohet se janë para të grabitura në ngjarjen e 30 Qershorit 2016.

Interpoli shpall në kërkim grabitësin e 1 milionë eurove në Rinas

Shpallet në kërkim nga Interpoli shqiptari Aleks Pepa, i kërkuar nga drejtësia shqiptare për grabitjen e 1 milionë dollarëve në aeroportin e Rinasit.

Fotoja, gjeneralitetet dhe akuzat ndaj 42-vjecarit nga Elbasani, jane shfaqur në faqen zyrtare të Interpolit si person në kërkim.

Aleks Pepa akuzohet se ka qenë shofer i makinës që hyri brenda aeroportit dhe që u përdor nga autorët për marrjen e parave dhe largimin nga vendi i ngjarjes.

Sipas hetimeve, Aleks Pepa ka arritur të largohet nga Shqipëria menjëherë pas grabitjes, para se të identifikohej nga hetuesit si autor i ngjarjes.

Policia e prokuroria shqiptare po vazhdojne hetimet per dy personat e tjere qe kane marre pjese ne grabitjen e 30 qershorit 2016 ne aeroportin e Rinasit./lajmifundit.al/

ME TE LEXUARAT