Ish-komandoja nuk pendohet që i preu kokën fqinjit: Ia bëra mirë, do më mbyste me ullinj!

Aktualitet

Gjykata e Përmetit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-komandon, Alban Voda, i cili i preu me thikë kokën fqinjit të tij, Nesim Hoxha.

Para gjykates, ai nuk ka shfaqur asnjë pendesë për krimin e kryer. “Bëra mirë që e vrava! Se mos është akoma gjallë?!”

Autori i vrasjes makabre të bashkëfshatarit 66-vjeçar gjatë marrjes në pyetje në komisariatin e Përmetit ka shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-komandoja i Forcave të Armatosura që kishte shërbyer edhe në dy misione në Irak e Afganistan ka dhënë dëshmi kontradiktore, ndërsa ka thënë se e ka vrarë fqinjin e tij pasi kishte frikë mos e mbyste me një kokërr ulliri.

Kjo deshmi ka ngritur pikëpyetje për gjendjen mendore të 30 –vjeçarit, Alban Voda, ndaj do t’i nënshtrohet një kontrolli psikiatrik për të përcaktuar shkallën e përgjegjshmërisë.

Voda pranoi edhe djegien e kasolles së bagëtive dhe të 30 krerëve të viktimes disa vite me parë.

Ish-komandoja tha se e fajësonte viktimën edhe për një ngjarje tjetër të ndodhur vite më parë.

Sipas dëshmisë së Alvan Vodës, Nesim Hoxha, 66 vjec, kishte përdhunuar një të afërmen e ish-komandos disa vite më parë./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT