‘’WhatsApp’’ nuk ndalet, ja risia më e fundit për përdoruesit e saj

Teknologji

Një tjetër risi afrohet nga WhatsApp. Mësohet se platforma për mesazhe në pronësi të “Facebook” që përdoret nga më shumë se 1 miliardë përdorues në gjithë botën, është duke testuar një sistem i cili do t’i lejojë bizneset të bisedojnë direkt me përdoruesit e WhatsApp për herë të parë, informon Reuters.

Testet, që janë duke u kryer në bashkëpunim me disa kompani, janë një sinjal i rëndësishëm se si platforma më e madhe e komunikimit do të bëjë para nga shërbimi i tij për mesazhe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

WhatsApp nuk ka krijuar model biznesi që prej tre vjetësh që kur Facebook e bleu atë për 19 miliardë dollarë.

ME TE LEXUARAT