SKANDAL / "Kujdes kur shkoni në këtë bankë, do t`ju mbajnë para shtesë për gjithcka"

Aktualitet

Qytetarët denoncojnë një tjetër vendim të "Raiffeisen Bank" me kosto të mëdha në xhepat e publikut.

Kjo bankë duket se në mënyrë jo transparente, ka nisur të aplikojë komisione, apo thënë ndryshe para shtesë, për cdo veprim që kryhet nga qytetarët, edhe brenda për brenda bankës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një qytetar ka denoncuar këtë vendim me një mesazh në adresën e Agjencisë Informative Lajmifundit.al.

Qytetari thotë se nga banka nuk ka asnjë transparencë në lidhje me këtë vendim.

Ai thekson se tabela informuese në lidhje me paratë që do tu mbahen qytetarëve, nuk ishte vendosur në vend të dukshëm në bankë në mënyrë që klientët që hyjnë aty të marrin informacionin e nevojshëm.

Ja mesazhi i qytetarit:

"Përshëndetje Redaksisë së Lajmifundit.al

Shpresoj ta publikoni këtë mesazh që kam shpërndarë edhe në adresë të mediave të tjeraprej disa ditësh.

Mbeta i habitur para disa ditëve kur shkova tek filiali i Raifaisen Bank diku pranë qendrës së Tiranës.

Desha ti transferoj prindërve të mi në Elbasan një shumë parash pasi kishin nevojë për shkak të problemeve shëndetësore që ata kanë.

Një muaj më parë kisha bërë të njëjtën gjë, duke derdhur disa para në llogarinë e babait, dhe nuk më kishin mbajtur komision.

Por javën që kaloi, hyra në bankë dhe pasi prita radhën për 40 minuta, kur shkova tek arka, i shpjegova punonjëses cfarë duhej të bëja dhe me tha se ke komision.

E pyeta si ka mundësi edhe brenda bankës, ajo më tha se kështu na kanë thënë, shikojeni këtë. Më tregoi një shkresë të verdhë që po jua dërgoj me foto ku njoftohej se do të mbahet komision për cdo veprim përfshi edhe ato brenda bankës.

Shkresa kishte kete tekst:

NJOFTIM

Për klientët individë, premium dhe bizneset e vogla

Nga data 24 prill do të ndryshojnë komisionet për depozitimet në cash, transfertat brenda bankës kundrejt të tretëve.

Faleminderit

Raiffeisen Bank

Isha i detyruar të dërgoja para për prindërit e mi, sepse babai nuk ka llogari në bankë tjetër por menjëherë pasi i tërhoqi paratë që i dërgova, i thashë se duhej ta mbyllte fare llogarinë tek kjo bankë.

ME TE LEXUARAT