Agron Llakaj pranon ndërhyrjet estetike, por mohon homoseksualizmin

Showbiz

I ftuar në “Thumb”, autori dhe drejtuesi i “Al Pazar”, Agron Llakaj ka pranuar se ka kryer ndërhyrje estetike, por nuk do ta provonte asnjëherë më.

Dhe kjo, sipas tij, sepse humbiste karakteri: “Një herë që provova botox-in, nuk më njohën dhe nuk e provoj më – pranon Llakaj para Fatmës dhe Aulonës: “Po, e kam provuar. Rrudhat e ballit dhe disa pickime për rrudhat e syve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I gjithë problemi është që, nga natyra e profesionit, humbiste karakteri. Ta supozojmë, të luash Berishën: në momentin kur Berisha vrenjtet, nuk krijohej ky korridori këtu (në ballë), humbiste karakteri, nuk ishte i vërtetë, ishe i pabesueshëm.

Dhe prej atij momenti thashë: Agron, prano realitetin ashtu siҫ është, edhe pse arti të detyron të bësh edhe gjëra jashtë natyrës së tij” – sqaron aktori i humorit.

Por e gjitha kjo, shton Agroni, nuk ka të bëjë me homoseksualizmin: “Por kjo që kam provuar unë nuk ka lidhje me homoseksualizmin, mos e ngatërroni…

ME TE LEXUARAT