Videoja ‘’Unë jam super p**” bën bujë, reagon studentja. Do shokoheni nga fjalët e saj

Soft

Një video disa ditë më parë ka bërë bujë në internet, ku një vajzë me fjalë banale cilësohet si një femër pa moral. Videoja po përflitet shumë, dhe vajza ka reaguar

Letra e saj

“Përshëndetje armiq dhe miq

Ju flet superp***.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një leksion të Historisë së Psikologjisë që po ndiqja, pedagogia na drejtoi një pyetje, ndër të tjera:

“Si mendoni, njëriu lind i mirë, i keq apo neutral?” Përgjigja ime ishte dhe vazhdon të jetë edhe pse disi e lëkundur “I mirë”.

Frojdi dhe psikoanalistët (është psikologji po nuk dua t’jua bëj trurin dhallë se boll ju ka trullosur fjala pidh e përdorur në video) mendojnë që njeriu është i keq, shkatërrues në përgjithësi e vetëshkatërrues në veçanti. Ndërsa unë mendoj që njeriu bëhet i keq nga vështirësitë, por me pakëz dashuri mund të arrijë tek e mira.

E mira nga ana tjetër është relative, por që mos ta trash më shumë. Lëkundja nisi pak a shumë kështu: Të shtunën mbrëma po shihja një dokumentar për Kurt Cobain¬in (nëse e njihni kush është sigurisht megjithatë, për të qenë unë sa më e sigurt po ju them qe ka qenë një mashkull, këngëtar, poet superseksi) dhe po mendoja shyqyr zotit qe nuk jam e famshme, jam në rehatinë time dhe nuk më njeh njeri.

Kur, jeta, jo jeta me emer, por si koncept, jeta që jetohet domethënë, ma përplasi në fytyrë mbrëmjen tjetër që: Jo jo, nuk je edhe aq rehat sepse dikush, për arsye nga më të ndryshmet ka vjedhur, e theksoj, vjedhur, videon tende dhe ia ka çuar një faqeje ne instagram që quhet Lagjiajonë.

Pra, një person që nuk e di kush është, e ka marrë atë video që ishte bërë për tallje, pra, për qejf, për mua dhe miqteë e mi dhe e ka shpërndarë pa leje.

Kështu nisi pra, që nga një “like” i parëndësishëm në Facebook i faqeve tuaja, u bëra sebep talljeje për një kohë shpresoj jo shumë të gjatë.

Tallje pa mëshirë; më kishit bërë edhe strabike, edhe buzëpi*** madje disa femra donin të më rrihnin, domethënë do të më rrahin sikur të më shihnin në rrugë-gjithësesi. Pra, donit të më turpëronit, sepse unë kisha thënë atë që kisha thënë dhe jua kisha treguar vetëm miqve të mi, ndoshta e kane parë edhe disa nazelinj rrugës po për këtë nuk ju them dot unë sepse ma thatë ju. Jo, në fakt, nuk ma thatë¬ ma bërtitët, e ku di unë se çfarë.

Komentet nuk i kam lexuar sepse, sepse.. Vendoseni veten në vendin tim pra, apo jo?

Nuk e di çfarë ju inatosi më shumë, fjala e përdorur, apo mendimi se unë e mendoj në të vërtetë atë që kam thënë. Nëse e mendoj apo jo kjo nuk është puna juaj, por gjithsesi guxoj të them se dikush me tre pare mend e kupton që ajo video është për të qeshur dhe nuk ka aspak tendencë mendjemadhësia apo eksitimi të ndonjë filan personi¬ njerëzit e mi të afërt e kanë kuptuar sepse për ta ishte videoja, jo për ju o vjedharakë të ngordhur për “lajke”.

Kaq shumë inat, tension, dhunë, neveri keni përbrenda?

Nuk ju vë faj dhe mund t’ju kuptoj sepse të gjithë jetojmë ku jetojmë dhe kemi probleme, disa më shumë se të tjerët, por njeriu gjithsesi e gjen një mënyrë ta kanalizojë inatin; sheh ndonjë porno, se shyqyr zotit i gjen ku te duash, luan me top, bën seks, del shëtitje, rreh dhe shan atë që e meriton, atë që i ka bërë keq, jo dikë që nuk e njeh aspak. E kështu.

Unë nisa të bëja diçka që ta parandaloja pakëz gjithë atë furi dhe t’u shkruaja atyre që e kishin nisur¬ unë nuk doja tamam tamam, por me bindën ata që u mërzitën më shumë se unë. Kur doli videoja tek faqja e parë, i dërgova një mesazh atyre që e drejtojnë faqen që ta hiqnin videon, por atë njeriun e kishte zënë bari dhe më tha që t’i bija shkurt.

Sigurisht që nuk u mora më me të dhe e lashë, ju lashë të pushonit, por jo vetëm që s’e bëtë po vazhduat edhe më keq. Unë në përgjithësi kam urrejtje ndaj njerëzve, mëgjithatë këto dy ditë s’e keni idenë sa më është shtuar. Jeni hipokritë sepse këtej bëni satirë për politikanët që na vjedhin votën e këtej ju bëni të njëjtën gjë, madje më fort, më shpesh, më shpejt e më thellë.

Nuk po ju shkruaj që të dukem sikur s’më intereson, madje më intereson shumë dhe më lejoni ta pranoj që më keni futur nëpër disa skuta të errëta që kisha kohë që nuk futesha; skutat e mia kryesisht, por edhe të qindra të tjerëve që jua keni bërë kështu e kush e di se ku kanë përfunduar, se më besoni, njeriu është i aftë të bëjë shumë keq, e sidomos me fjalë edhe atëherë kur mendon se po thotë një gjë të parëndësishme. Po ju e dini vetë këtë apo jo? E keni ndier të keqen edhe ju..

Kjo që keni bërë ju dhe që do të vazhdoni ta bëni quhet cyberbullying dhe është e dënueshme me ligj, megjithatë ç‘më duhet, apo jo? Se ju merrni vesh shumë nga apatia, e nga këto fjalët e tjera të mëdha.

Në vijim të asaj që thashë më sipër, dua t’u drejtohem atyre që ngacmohen nëpër shkolla, atyre që dhunohen, fizikisht, emocionalisht nga të gjitha anët: Përqafojeni dhimbjen, vuani, qani, çlirohuni dhe më pas lëshojeni në pikturë, shkrim, muzikë, ndihmë për të tjerët.

Çdo njëri i madh e i vogël, e sidomos ai që e ndien veten ndryshe nga të tjerët, i ka kaluar disa momente me dëshirën për t’i dhënë fund këtij udhëtimi që pjesën më të madhe të kohës është i dhimbshëm, por që ne praninë e dashurisë do ta përndrisim dhe do t’i japim iluzionin e së bukurës, për pak kohë.

Merreni të keqen që ju lëshojnë të tjerët dhe rrituni, bëhuni më të mirë. Do ketë vuajtje, por të paktën do keni dhënë një kontribut të mirë në botë.

E për ta mbyllur edhe pse jo përfundimisht, dua që të mallkoj me shpirt personin që e ka shpërndarë i/e para videon, sepse nëse e ka patur për qëllim të ma nxijë jetën mua dhe njerëzve të mi të dashur, ia ka arritur. Kudos!

Ps: Tani, meqë u bëra e famshme kam edhe nja dy gjëra për të thënë: Hidhini një sy blog¬ut tim të famshëm duke klikuar këtu

Dhe për të gjithë ata/ato që janë shqetësuar për mua dhe që më kanë mbështetur që i dua shumë dhe mos ta çajnë kokën sepse nuk jam në prag të vetëvrasjes. Kështu që mos më pyesni më si jam.”

https://www.facebook.com/demotivationalneshqipal/videos/1345926005443279/

ME TE LEXUARAT